“I hyra detit me këmbë”/ A ka frikë Olta nga nominimi “kokë më kokë” me Luizin?

0

Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh” në shtëpi për lojën me litar, banorët që hiqnin dorë nga loja, duke hequr rripin, do të shkonin automatikisht në nominim. Që prej ditës së djeshme, Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të nëjtin veprim.

Teorikisht, Luizi dhe Olta duhet të jenë “kokë më kokë” në nominim, megjithatë nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar nga produksioni.

Kjo situatë është diskutuar edhe nga banorët, ku konkretisht ishte Ermiona ajo që i tha Oltës se ka frikë nga ky nominim. Kjo gjë u mohua nga aktorja.

Biseda:

Olta: I hyra detit me këmbë dhe i thashë Luizit, “ty nuk të kam frikë fare, faree”. Kaq!

Ermiona: Po ti nuk e ke frikë, sepse keni edhe një person tjetër. Po të ishit dyshe taman, nuk e di se sa nuk do kishe frikë! Ju e dini që do keni edhe një person tjetër që do nominohet.

Asnjë banor nuk iu bashkua Luizit dhe Oltës dhe loja përfundoi, me një zarf që mbërriti në shtëpi për të komunikuar këtë gjë. Duke pasur parasysh rregullat që u lexuan në zarfin e parë, Luizi dhe Olta mund të dalin kokë më kokë në nominim, nëse gjatë Prime-it të së shtunës nuk do të ketë një komunimim tjetër.

Grupi që u shpall fitues i lojës, është grupi i Evës, i përbërë nga Armaldo, Kristi, Keisi Tani dhe Nita, të cilët do të kenë imunitet në lojë.

Nga ana tjetër, grupi i Ermionës do të ketë gjithashtu një avantazh në lojë, i cili nuk është bërë i ditur. Avantazhi do të jetë për Ermionën, Kiarën, Dean ose Beatin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu