I infektuar me COVID, i riu shqiptar arrestohet pasi shpërndau kokainë në Itali

0

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në një zonë të Romës pasi shpërndau 1 pako kokainë. Ajo çfarë është për t’u habitur është se pavarësisht se ishte infektuar me COVID-19 dhe ende nuk ishte shëruar, i riu shqiptar ka vazhduar të shpërndajë drogë.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij u bë i mundur pas denoncimit të disa banorëve të zonës ku jetonte 26-vjeçari. Karabinierët kontrolluan automjetin e tij dhe sekuestruan një sasi kokaine dhe 500 euro, të vendosura poshtë sediljes. Forcat e rendit vazhduan kontrollin dhe në banesën e të djaloshit nga Shqipëria ku gjetën 7400 euro, të siguruara nga shpërndarja e kokainës. Përpara policëve, i arrestuari pranoi se ishte infektuar me COVID-19 disa ditë më parë dhe ende nuk ishte shëruar plotësisht. Hetuesit kanë vendosur që ta lënë në arrest shtëpie deri ditën ku do të mbahet seanca e parë gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu