“I kanë marrë pa të drejtë”/ Familjarët e protestuesve mblidhen para policisë

0

LUSHNJE-Pas përfundimit të protestës së fermerëve të Lushnjës në rrethrrotullimin e Plugut, policia ka shoqëruar rreth 15 protestues për të cilët deklarohet se kanë kundërshtuar me dhunë forcat e rendit pasi bllokuan autostradën për disa minuta.

Kjo ka bërë që dhjetëra fermerë, të afërm të personave të shoqëruar të grumbullohen para komisariatit të policisë së Lushnjës duke kërkuar lirimin e tyre

Ata kanë deklaruar se shoqërimet kanë qenë të padrejta dhe se protesta ishte paqësore. Ndërkohë një përfaqësi e kësaj proteste është thirrur ne komisariat për sqarime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu