I kërcënoi me hanxhar, 40 vjeçari vritet nga policia

0

Një person që kërcënoi efektivët e policisë me hanxhar u vra nga policia.

Sipas AFP duke cituar burime në prokurorinë e Parisit, burri i lindur në vitin 1984 në Sudan, nuk kishte precedentë penalë.

Ai zbrit nga tramvaji në lindje të Parisit, dhe ishte veshur me rroba të stilit arab.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, ai nuk pranoi të dorëzonte hanxharin dhe shkoi drejt policisë.

Sipas raportimeve të para, katër policë kanë hapur zjarr, duke e qëlluar gjithsej rreth 20 herë.

Askush tjetër nuk u lëndua nga incidenti, megjithëse katër oficerët që hapën zjarr u dërguan në spital të tronditur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu