Vrau me thikë fqinjin/ Lihet në burg Ilir Koçilja, dha deklarata të çrregullta! Do kërkohet ekspertizë për shëndetin mendor

0

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e “Arrestit në burg” për Ilir Koçiljan, i cili pak ditë më parë vrau fqinjin e tij, Halil Koka me thikë. Sherri mes tyre ndodhi për vendin e parkimit dhe Koçilja e ka goditur me thikë. Për shkak të plagëve të marra Koka ndërroi jetë duke mos i mbijetuar dot.

Sot në seancë, Koçilja ka dhënë disa deklarata që janë konsideruar të çregullta. Ai është shprehur se ka patur konflikte të vazhdueshme, por e kanë përndjekur për ta rrahur dhe madje ka shtuar se po të kontrollohet në shtëpinë e fqinjit të tij të vrarë Koka, do të gjehet drogë.

Koçilja: Më ndoqën dhe ishin tre veta për tmë rrahur. Ne kemi pasur konflikte të vazhdueshme. Po të kontrolloni në shtëpinë e Kokës, ka drogë.

Në bazë të deklaratave të çrregullta, është kërkuar t bëhet ekspertiza përkatëse për të konfirmuar çrregullimet e shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu