Pas arritjes së marrëveshjes për të dhënë burgun e Gjilanit me qira, Danimarka duket se ka disa kërkesa të tjera ndaj Kosovës.
Këshilltari Ligjor pranë Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, është shprehur për gazetën amerikane The Edwardsville Intelligence se danezët kërkojnë që të kryhen investime përpara mbërritjes së 300 të dënuarve.
“Ne duam të krijojmë standardet e njëjta për ta dhe do ta arrijmë atë” tha Hana duke iu referuar standardave të burgjeve të Danimarkës.
Sipas mediave kosovare, një gardian danez do ta drejtojë punën në burgjet me qira për të burgosurit danezë, i shoqëruar nga një shqiptar dhe staf tjetër vendas.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm dhe dy parlamentet duhet t’a ratifikojnë atë.
“Një nga përfitimet më të fuqishme dhe më të mëdha është se ne po e rikthejmë Mbretërinë e Danimarkës si partner strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne po i bëjmë ata njërin nga donatorët tonë më të fuqishëm”, tha Hana.
Ministria e Drejtësisë është pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar. Nga kjo marrëveshje 10 vjeçare Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.