I kërkuan votat e familjes por refuzoi të firmoste formularin! Dhunohet punonjësi i bashkisë Patos, dëshmia

0

PATOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos.

Punonjës i bashkisë, Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruaj një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë.

Për ‘syritv’, Dalipaj deklaroi se është mbështetës i kandadates Sofije Alushaj dhe se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë.

Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu