I kërkuar në Spanjë për trafik droge, Apeli lë në shtëpi biznesmenin Nikolin Janina

0

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendore të Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasit me iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, për zëvëndësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
–         Pranimin e kërkesës.
–         Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
–         Urdherohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: …………………………..,Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022 vendosi:

–  Lënien në fuqi të vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu