I kritikuan për puthjet në buzë, reagon për herë të parë vajza e Ilir Shaqirit!

0

Vajza e Ilir Shaqirit. Emily komentoi takimin që pati me babanë e saj brenda shtëpisë së famshme si dhe raportet e tij me banorët e tjerë.

E bija e balerinit të njohur u pyet edhe në lidhje me komentet negative që janë bërë në lidhje me puthjet në buzë që i dhuruan njëri-tjetrit. Emily u shpreh se nuk ka asgjë të keqe se dhe ka 1 milion gjëra të tjera ku mund të shikosh gabime.

“Katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh vajza e Ilirit.

Ndërsa e pyetur në lidhje me deklaratën e balerinit për Einxhel, që ka thënë se jashtë mund ta kem shoqe, ajo tha se babai i saj është njeri shumë i matur.

“Babai im nuk mbyllet në idetë e tij. Aty brenda shtëpisë ka situata që të çojnë në disa debate, por që jashtë mund të ketë një raport shoqëror. Është një person elastik”, tha Emily.

Në fund tha se do donte që të kishte takuar edhe Arjolën ditën që takoi edhe babanë.

“Arjolën e shoh si një person shumë të mirë. Pashë telefonatën me fëmijët dhe u emocionova edhe unë. Por e vlerësoj edhe për miqësinë me babin”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu