I lidhur me Beatrix dhe me mendjen te ish-e dashura, Donaldit i shpëton goja: O Bora…(Video)

0

Pas një periudhe të gjatë izolimi, Donald Veshaj ende nuk e ka harruar moderatoren Bora Zemani, të cilën zgjodhi që ta zëvendësonte me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme ai ka përmendur emrin e saj gabimisht, teksa ishte duke iu drejtuar Beniadës.

“Bora ja një sekondë, Beniada”, tha Donaldi, ku nuk e fshehu sikletin për ngatërrimin e emrit, në sy të të dashurës së re.

Vetë Beatrix ka qenë jo vetëm dëshmitare e marrëdhënies së tij me Borën, po ka qenë dhe një fanse e dashurisë së tyre, pas puthjes së famshme që ata shkëmbyen brenda shtëpisë së Big Brother.

Sa i takon lidhjes së Donaldit me Beatrix, ajo duket se ka ngecur brenda shtëpisë, ku herë njëri dhe herë tjetri shfaqin mbingarkesë emocionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu