Tërmet i fuqishëm 5.2 ballë në Antalia të Turqisë, panik mes banorëve

0

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë.

Sipas autoriteteve lokale, tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 afër Antalias, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe turistëve të shumtë që kanë zgjedhur këtë qytet si destinacion të pushimeve të tyre të fundvitit.

Ndërkohë, sipas mediave lokale, nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Marrë nga dailysabah.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu