I mituri godet disa herë me thikë 30- vjeçarin në Elbasan, zbulohet arsyeja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të ish Gjykatës së Elbasanit mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnate në qytetin e Elbasanit, ku një 30- vjeçar është plagosur me thikë nga një i mitur.

Burimet kanë konfirmuar se ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit Enea Zylfullari, 30 vjeç.

Sipas informacioneve, Zylfullari është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekeve, pasi ka marrë më shumë se pesë goditje me thikë.

Ndërkohë, përgjegjës për krimin është 16- vjeçari me iniciale E.P., i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe mjeti i mprehtë, me të cilin është kryer plagosja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu