Mbërmjen e djeshme në qytetin e Shijakut, forcat e policisë gjatë patrullimit panë një automjet i cili po kryente lëvizje të dyshimta porsa pa shërbimet e policisë. Makina u ndalua dhe rezultoi se në timon ishte një i mitur i papajisur me leje drejtimi. Shtetasi T.H., që drejtonte mjetin u ndalua nga policia dhe u shoqërua në Komisariatin e Durrësit.
Më pas kanë ardhur në Komisariat të afërm të tij, L.H. dhe E.H. Këta të dy, jashtë ambjenteve të Komisariatit janë zënë me njëri-tjetrin. Më pas siç duket edhe nga pamjet e “JOQ” forcat “Shqiponja” kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin dhe rezultoi që një prej tyre ishte në gjendje të dehur.
Pas veprimeve proceduriale ata janë lënë të lirë. Ndërsa për të miturin T.H. ka nisur procedimi. në gjendje të lirë për veprën penale të “Drejtimi i autmojeteve në mënyrë të parregullt”.
Makina që drejtonte ai ishte në pronësi të shtetasit E.B., i cili është gjobitur me masën administrative 25 mijë lekë të rinj dhe i është pezulluar leja e drejtimit për 1 vit, sipas Kodit Rrugor.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqen 2 shtetas që shoqërohen nga shërbimet e Policisë, ju informojmë se:
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, duke patrulluar në qytetin e Shijakut, më datë 24.11.2023, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit kreu lëvizje të dyshimta sapo pa shërbimet e Policisë. Pas ndalimit nga Policia, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi T. H. ishte i mitur dhe i papajisur me leje drejtimi.
Në zbatim të procedurave standarde, shtetasi T. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtetasit L. H. dhe E. H., të afërm të shtetasit T. H. (të shoqëruar nga Policia), janë konfliktuar me njëri – tjetrin, në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, para se të paraqiteshin për të marrë informacion për të afërmin e tyre.
Menjëherë, janë afruar shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilat kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe kanë shoqëruar shtetasin E. H. dhe shtetasin L. H., i cili ishte në gjendje të dehur. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, të dy shtetasit janë lënë të lirë.
Ndërsa për shtetasin e mitur T. H. janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, për pronarin e automjetit që drejtonte shtetasi i mitur, shtetasin E. B. është vendosur masë administrative 25 000 lekë dhe masë plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për 1 vit, sipas Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.