TIRANË- Ditën e sotme u gjet pa shenja jete një 13-vjeçar në Babrru. Burime bëjnë me dije se i mituri është gjetur jashtë makinës dhe ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.
Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.
“Ishim duke hequr baterinë e makinës”- ka thënë i ati i të miturit që u gjet i pajetë.