I mjafton vetëm një gol, Australia mund ‘pastër’ Tunizinë

0

Australia ka marrë pikët e para në fazën e grupeve të Kupës së Botës, ku i mjaftoi vetëm një gol në pjesën e parë përballë Tunizisë, e cila duket se po i afrohet fundit të rrugëtimit të saj në botëror.

Dueli është zhvilluar i fortë, por dhe me ekuilibër, deri në minutën e 23-të, kur ka kaluar në epërsi Australia. Krosim nga e majta e Goodëin, topi gjen kokën e Duke që shënon. Zhbllokohet rezultati.

Minuta e 31-të shoqërohet me shkëndija mes dy skuadrave. Autori i avantazhit Duka përfundon në tokë, pankina tuniziane ia hedh topin vullnetarisht. Arbitri nuk merr masa, por australiani zbutet, duke i shtrënguar dorën kundërshtarit.

Në minutën e 40-të, Tunizia për pak sa nuk barazoi. Drager ka një shans të madh për ta rikthyer ndeshjen në ekuilibër, por ndërhyrja e fundit nga mbrojtësi Souttar iu mohon afrikano-veriorëve golin. Pjesa e parë mbyllet me golin e vetëm të minutës së 23-të.

Në fakt, ky do të mbetej në fuqi deri në fund, pavarësisht se pjesa e dytë ishte akoma më e fortë, me australianët që patën mundësi të shënonin në 71’ me Leckie. Tunizia u përpoq të paktën të shmangte humbjen, pati dy mundësi shumë të mira, por nuk ia doli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu