I mori qytetarit 100 euro për një akt ekspertimi, arrestohet mjeku ligjor në spitalin e Rrëshenit

0

 

 

Një 63 vjeçar, me detyrë mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit, është arrestuar pasi mori një shumë prej 100 eurosh për të kryer një akt ekspertimi.

Ka qenë një 55 vjeçar nga Lezha që ka denoncuar se mjeku ligjor i kishte kërkuar 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor për një çështje të tij.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori shtetasit në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë në Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu