I mori rrjedha e ujit të përroit, del fotoja e babë e bir

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Malësinë e Madhe ku babai dhe dy fëmijët duke udhëtuar me mjetin e tyre kanë rënë në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Rrjedha e ujit të përroit i mori përpara dhe si pasojë prej makinës u bë dalja e vajzës e cila u morr nga banorët e zonës, ndërsa në ujë mbeti babai me të birin të cilët për fat të keq humbën jetën tragjikisht.

Gazetarja e Shkodrës raporton për Infoweb Media se ditën e sotme, pas 16 orësh kërkime intensive pa pushim që nga momenti kur ndodhi ngjarja, polumbarët e RENEA-s në bashkëpunim me forcat e tjera të shpëtimit gjetën dhe nxorën nga uji trupat e babait, Petrit Rushaj dhe të birit 13-vjeçar të mbytur. (Infoweb Media)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu