I moshuari hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe vdes në vend (Dyshimet e para)

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Patos, ku ka humbur jetën një 71-vjeçar pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit. I moshuari është identifikuar me inicialet K.Xh dhe policia njofton se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e gjendjes së depresionit.

Patos. Informacion paraprak: Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu