Kush është efektivi i FNSH-së që u vra nga i biri 7 vjeç, ku e gjeti armën që e qëlloi për vdekje

0

Roland Bicerri është efektivi i FNSH-së që humbi jetën ditën e sotme pasi i biri 7-vjecar e qëlloi me armën e shërbimit të tij.

Burime bëjnë me dije se efektivi kishte lënë armën e shërbimit në një tavolinë, ku ndodhej në një bilardo bashkë me të birin dhe persona të tjerë. 7 vjeçari kishte marrë armën dhe e ka shkrepur aksidentalisht ndaj të atit.

Informacion paraprak: Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu