I moshuari më me fat, brenda 24 orëve, fiton 2 herë lotarinë, ja sesi do i shpenzojë paratë

0

Një i moshuar në Easton të SHBA-së, fitoi dy herë në lotari brenda 24 orëve. Herën e parë, 79-vjeçari që nuk iu bë i ditur identiteti, fitoi 400 dollarë. Ndërsa disa orë më vonë, luajti përsëri dhe i fitoi 50 mijë dollarë.

Ai i zgjodhi numrat 4, 2, 3, 5 dhe 7, teksa tha se po e ndjente se do të ishte triumfues ende pa dalë nga lokali.

Bashkëshortja e tij u befasua me fitoren, ndërsa deklaroi se derisa po e festonte çmimin e parë, mori lajmin për të dytin.

Me paratë e fituara, çifti do t’i paguajë faturat dhe një pjesë do t’ua ndajë fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu