I ngacmoi gruan, qëllon me thikë fqinjin

0

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur në qytetin e Vlorës paraditen e sotme, ku një 57-vjeçar mbeti i lënduar në afërsi të shkollës ’24-Maji’.

Mësohet se është arrestuar autori i ngjarjes, i cili rezulton dhe fqinj me personin e mbetur të plagosur. Dyshohet se sherri mes fqinjëve ka ndodhur për motive të dobëta, pasi 57-vjeçari dyshohet se i ka ngacmuar gruan personit të cilit e qëlloi me thikë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu