I nxehti afrikan, Belshi thyen sot rekordin në Shqipëri

0

Belshi shënon temperaturën më të lartë në vend, 41.5 gradë i pasuar nga Cërriku me 41.3 gradë Celsius, kurse dje u shënua 42 gradë në Elbasan.

I nxehti afrikan ka zbrazur qytetin turistik, jo vetëm nga turistët, por edhe banorët duket se evitojnë daljet e panevojshme në këtë situatë të pazakontë të motit.

Shqipëria e mesme luhatet në të tilla temperatura ekstreme. Elbasani shënon 40.2 gradë sot, ku mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu