I paraburgosuri me kartelë vari veten te 313-a, nisin hetimet për stafin

0

Gjykata e Tiranës ka kërkuar hetim të stafit të parabùrgimit te 313-a, pas vetëvrásjes që kreu disa muaj më parë shtetasi Bilbil Hasani, baba i katër fëmijëve, për 12 mijë lekë të vjetra që dyshohej se i kishte vjedhur.

43 vjeçari me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz ishte arrestuar në vitin 2019 dhe kishte katër muaj që rrinte në arrest me bùrg në pritje të një vendimi gjyqësor teksa në shkurt 2020, u gjet i vetëvárur me një çarçaf në qeli.

Por mesa duket Bilbil Hasani vuante nga shqetësimet mendore dhe stafi i parabùrgimit mendohet se kishte dijeni për këtë e megjithatë nuk e ka dërguar në një ambient të veçantë por e ka trajtuar si gjithë të tjerët. Gjykata e Tiranës, ka kërkuar hetimin e stafit të parabùrgimit te 313-ës për shpërdorim detyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu