I përfshirë në një plagosje në 2019, pranga 45-vjeçarit në Bulqizë

0

Kapet nga policia njw 45-vjeçar i akuzuar per veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi U.T 45 vjeç banues ne Bulqize ka qenë pjesë e një konflikti në vitin 2019, midis shtetasve A.T, M.T dhe B.D, i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policise

Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë ndaluar shtetasin U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.

Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Gjykata e Apelit Tiranë në maj të vitit 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu