I përqafuar nga partnerja e tij e re, momenti kur babai i Elenës 5-vjeçare mëson vdekjen e saj, të gjitha dyshimet bienë mbi nënën

0

Babai i Elenës, 24-vjeçari Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i fëmijës. I dëshpëruar ai u ngushëllua nga të afërmit.

Burri u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dhe nëna e Elenës, Martina Patti, nuk ishin bashkë prej disa kohësh.

Në fakt, në vendin ku u gjet trupi i fëmijës, në via Turati, në Mascalucia, Alessandro Nicodemo shkoi në shoqërinë e partneres së tij të re.

Për momentin të gjitha dyshimet e hetuesve bienë mbi nënën e re, e cila fillimisht kishte deklaruar se vajzën ia kishin rrëmbyer 3 persona me armë. Vetë ajo ka treguar trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Karabinierët e Katanias shkuan në vendngjarje, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin, babain e vajzës.

       

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu