I plagosën nënën, djali vret 46-vjeçarin, arrestohen dy të afërmit e viktimës. Emrat

0

Një vrasje me thikë ndodhi ditën e djeshme në Patos, që duket se qenë një hakmarrje e menjëhershme mes dy familjeve. Përparim Seiti 46 vjeç u qëllua me thikë nga 31 vjeçari Alionid Sali pas një debati që lidhej me pronat, dhe ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

Por para kësaj vëllai i viktimës dhe një tjetër i afërmi i tij, kanë shkuar në shtëpinë e autorit dhe kanë plagosur rëndë nënën e tij, e cila është çuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Personat që kanë dhunuar nënën e 31-vjeçarit, janë Agron Seiti 59 vjeç dhe Gazmir Seiti 28 vjec.

“Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shteasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S) dhe G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu