I preu rrugën Kryeministrit Edi Rama bashkë me të tjerë më shumë se një vit më parë, ish- kryetari i PD-së dhe ish deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi ka bërë sot një deklaratë të fortë para Prokurorisë së Elbasanit.
Në prononcimin e tij Bylykbashi shprehet se ndaj tij dhe dy kolegëve të tjerë nga Librazhdi dhe Prrenjasi rëndojnë akuza që kanë lidhje me protestën paqësore siç e quan ai të bërë më 13 qershor të vitit të kaluar për zgjedhjet moniste që u zhvilluan në Shqipëri.
Ai shprehet se akuza vazhdon të mbetet në fuqi me masë sigurie për detyrim paraqitje dhe pse ka kaluar më shumë se një vit ende nuk i ka kaluar Gjykatës për shqyrtim.
Duke aluduar se në këtë rast bëhet fjalë për një proces politik ai apelon që të merret një vendim i drejtë dhe pa ndikime. Nga ana tjetër ai nënvizon se edhe sikur 100 herë të paraqitej ajo situatë sëriish do të bënte të njëjtën gjë.
Më tej ai ka kërkuar që ti jepet fund situatës kaotike në vend dhe në Elbasan qytet të cilin e krahasoi me Palermon në Itali.
I pyetur për ambiciet e tij personale ai deklaroi vendi është një kaos total dhe Elbasani po kthehet në një Palermo të Shqipërisë.
I pyetur për ambiciet e tij personale, ai deklaroi se ato janë fare të vogla krahasuar me nevojën që kanë qytetarët për rend, siguri qetësi dhe mirëqenie.