I riu grek e grabiti dhe u largua me vrap, 54-vjeçari shqiptar e ndjek dhe ia dorëzon policisë

0

Një 54-vjeçar shqiptar është konfrontuar fizikisht me një 23-vjeçar që ka tentuar ta grabisë dhe që e ka rrëzuar në tokë gjatë përpjekjes.

Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas , teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur. Kur shqiptari ndaloi së rezistuari, greku i mori 120 euro dhe dokumentet personale nga xhepi i pantallonave dhe iku.

Megjithatë, viktima nuk u dorëzua pasi e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe mbajtur derisa kanë mbërritur forcat e policisë.

Sakaq, i riu grek u dërgua në qeli, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje dhe u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu