I riu përplas me makinë dy kalimtarë

0

I riu përplas me makinë dy kalimtarë në Fushë Milot.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu