Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga poolicia në Arezzo të Italisë, pasi u kap me kanabis.
Pas ndalimit të tij nga policia, i riu u shfaq shumë nervoz, ndërsa gjatë kontrollit të mjetit u konstatuan 100 doza kokaine të pastër, shkruan media italiane, Umbriaon.
Nëse do të dilte në treg, vlera e lëndës narkotike do të kapte shifrën e 10 mijë eurove.
“Sasia e konsiderueshme e drogës do të bënte të mundur që të prodhoheshin mbi 100 doza kokainë me një fitim rreth 10 mijë euro”, thuhej në njoftimin e policisë italiane.
I riu shqiptar është një person me precedent të mëparshëm penal.