I rrahu motrën para syve, 15 vjecari merr armën e babait dhe qëllon dy herë kunatin

0

Një krim në familje, fatmirësisht pa viktima ka tronditur Vlorën këtë 31 dhjetor. 15-vjecari Emanuel Koço ka qëlluar 2 herë ndaj kunatit të tij Xhuliano Muça, pasi ky i fundit kishte rrahur të fejuarën në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës.

Muça kishte vajtur në familjen e të fejuarës ditën e sotme për sqarim pasi kishte disa ditë i ndarë prej saj. Debati ka agravuar në përdorim të dhunës verbale dhe fizike të çiftit. Kjo ka bërë që 15 vjeçari të marrë pistoletën e punës së babait, ky i fundit punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe të qëllojë dy herë në drejtim të kunatit, Xhulianos.

Një plumb e ka prekur në gjymtyrë këtë të fundit, ndërsa shkrepja tjetër nuk e ka prekur. 25 vjeçari Muça është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka arrestuar autorin dhe ka shoqëruar të atin e tij, punonjësin e policisë së burgut shtetasin Altin Koço. Në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu