I rrethuar nga policë/ Momenti kur arrestohet autori i vrasjes së djeshme në Tropojë (VIDEO)

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në Tropojë, ku një konflikt mes dy personave ka çuar në humbjen e jetës së Artur Dautit, një 43-vjeçar nga ky qytet. Bëhet me dije se autori i ngjarjes, Flordian Mulaj, është arrestuar nga policia. 33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në një lokal në fshatin Dojan, ku dyshohet se Flordian Mulaj, rreth 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Dautit për motive ende të paqarta. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur për arsye të dobëta, ndërkohë që hetimet janë duke vijuar.

Pas krimit, policia e Kukësit dhe forcat speciale janë nisur drejt Tropojës për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke punuar për dokumentimin ligjor të rastit dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë në këtë tragjedi.

Policia ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur motivet e krimit dhe për të marrë masat përkatëse ndaj personave të tjerë të dyshuar.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/447145468416009

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu