Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arlind Gjokutajn dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Mësohet se ndaj Gjokutajt është dhënë masa pa prezencë por me prokurë të posaçme të tij dhe u përfaqësua nga avokatët, pasi zyrtari ndodhet në spital prej dy ditësh si pasojë e disa problemeve me zemrën.
Kujtojmë se të tre këta ish-zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre pasi i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.
Ata dyshohet se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë. Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.