I shkojnë në shtëpi për ti grabitur “barin” dhe vrasin shqiptarin, burg për 4 australianët

0

Në foto, një nga vrasësit duke shkuar në gjykatë.

Katër persona u dënuan me burg nga gjykata e Adelaides në Australi me akuzën e vrasjes së 46-vjeçarit shqiptar Urim Gjabri në tetor të vitit 2018.

John Mitchell, Alfred Claude Rigney, Matt Bernard Tenhoopen, dhe Aaron Donald Carver u gjetën fajtor për vrasjen e Gjabrit.

Siç raportojnë mediat e huaja, katër burrat kishin shkuar në shtëpinë e shqiptarit për të grabitur një sasi kanabisi që ai mbante aty.

46-vbjeçari shqiptar u gjet i vdekur nga shokët e tij me fraktura të mëdha në trup dhe kokë.

Mjekësia ligjore zbuloi se ai kishte çarje të thella në kokë, gjë e cila i solli vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu