I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për lëndë narkotike/ Arrestohet 24-vjeçari në Mat

0

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J.C., 24 vjeç, banues në Burrel.

Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.