I shpallur në kërkim për kultivim droge, vihet në pranga 37 vjeçari në Malësinë e Madhe

0

Malësi e Madhe

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vajushi”.

Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja .

Vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja pas marrjes së informacionit në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vajushi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. J., 37 vjeç, banues në fshatin Dukë, Malësi e Madhe.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, pasi, këtij shtetasi, në tetor të vitit 2021, në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukë, Malësi e Madhe, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu