I shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, pranga 28 vjeçarit (EMRI)

0

Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë Fatjon Lepuri, 28 vjeç.

Ky shtetas ka qënë në kërkim prej korrikut të vitit 2020 pasi është i dyshuar si autor i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis në fshatin Likmetaj në Ishëm.

Njoftimi i policisë:

Manzë, Durrës

Ishte shpallur në kërkim, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 106 bimëve kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në mujin korrik 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu