I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, kapet “hasjani” që banonte në Londër, arrestohet sapo hyn në vendlindje

0

Një 31 vjeçar me inicialet M.C, banues në Londër është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Has.

Pas kontrolleve me përzgjedhje, rezultoi se 31 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i Plotë:

Qafë Prush, Has

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, ndaluan shtetasin në kërkim kombëtar M. C., 31 vjeç, banues në Londër, Angli.

Gjatë procedurave në hyrje të PKK Qafë Prush, ky shtetas rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga DVP Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu