I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 26-vjeçari

0

TIRANË– Një 26-vjeçar i identifikuar si Alban Mija është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për trafik emigrantësh. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se Mija është arresutar në kuadër të operacionit “Circle”. I riu u kap në vendin e quajtur “2 rrathët”, në unazën e re. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Circle”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Circle”. Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “2 rrathët”, në unazën e re, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 26-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu