I shpallur në kërkim, Stresi sfidon policinë në Instagram

0

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është shpallur në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestën e ditës së djeshme, ku shumë qytetarë dolën në shesh për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Megjithatë, reperi duket se ka sfiduar policinë përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një video në story në Instagram, teksa shfaqet në automjet duke kënduar.

Kujtojmë se uniformat blu njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu