Tirana në “flakë”/ Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që u del para, janë të shpërndarë në shumë pika kyçe në kryeqytet

0

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës shënon ditën e saj të dytë , ku qindra të rinj janë mbledhur në Tiranë dhe të revoltuar po dhunojnë institucionet më të larta në vend. Protesta është e shpërndarë në disa pika të ndryshme në kryeqytet, ku një pjesë e të rinjve kanë bllokuar kryqëzimin te rruga e Kavajës dhe i kanë vendosur flakën koshave të plehrave. Pjesa tjetër po grupohet masivisht përballë kryeministrisë.

Revolta popullore e qytetarëve duket se nuk po njeh të ndalur dhe protestuesit po shkatërrojnë çdo gjë që u del para.

Përplasjet e para janë regjistruar pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar është përplasur me uniformat blu, të cilët i janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës.

Gjatë fjalimit të tij Rama njoftoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen pas ngjarjes të rëndë. Gjithashtu numri 1 i qeverisë deklaroi se vrasja e 25-vjeçarit është një episod i shkëputur dhe nuk paraqet frymën e Policisë së Shtetit.

Por mesa duket as dorëheqja e ministrit nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët po vijojnë të qëllojnë me gurë ndaj ministrisë së Brendshme dhe uniformave blu.

Kujtojmë se ditën e djeshme një protest e dhunshme u mbajt në kryeqytet në shenjë revolta ndaj vrasjes së 25-vjeçt Klodian Rasha.

Protesta u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli një sulm ndaj institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria.

Protesta e njëpasnjëshme vijnë si produkt i një ngjarjeje të rëndë, ku në orët e para të mëngjesit së të martës, një efektiv policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodia Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=391720242142757&ref=external

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu