“I thashë mos u bëj xheloz”/ Çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix, kush nga banorët hyri mes çiftit?

0

Donaldi dhe Beatrix janë një nga çiftet më të përfolur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku herë pas herë ata kanë pasur edhe uljet e ngritjet e tyre.

Por mesa duket mes tyre ka edhe xhelozi dhe kjo u tregua sot në emision. Këngëtarja Beatrix Ramosaj tha se është treguar e distancuar me djemtë e rinj të shtëpisë së Big Brother, të cilët u futën të martën.

Ndërkohë moderatorja Arbana Osmani pyeti Donald Veshajn nëse kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë së tij, por ai ndryshoi temë.

Beatrix: Unë çunat i kam përshëndetur si jeni, a jeni mirë, respekte dhe kam vazhduar me gocat

Eltoni: Dhe unë që e kam njohur nga jashtë nga një produksion tjetër më ka thënë veç çkemi Elton, mirë?

Beatrix: Ditët në vazhdim do ndryshoj

Arbana: Pse Trixa? Është Donaldi xheloz apo si është puna?

Eltoni: Kur i dhashë trëndafil i thashë Donaldit mos u bëj xheloz edhe nuk e di tashi

Beatrix: Çunat i njoh avash avash, me limit

Arbana: Donald, çke Donald?

Donaldi: Hiç po më hahet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu