“I them Edi Ramës bëj kujdes se do e paguash këtë mor qen bir qeni”, e moshaura e revoltuar pas shembjes së objektit

0

Prishjet që Inspektoriat Kombëtar i Mbrotjes së Territorit po bën në Himarë, kanë sjellë reagime të shumta nga banorët e zonës të cilët janë shprehur se nuk ju ka ardhur asnjë lajmërim për prishjen e objekteve të tyre.

Ata madje janë përplasur edhe me përfaqësuesit e IKMT-së duke argumentuar se ndërtimet e tyre janë në rregull sa i përkt ligjit dhe se nuk dueht të prishen.

Mes banorëve të prekur, ishte edhe një zonjë e moshuar e cila, pasi i shembën objektin u shpreh tepër e irruituar ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar se tokat i donin për përfitime personale dhe se kishin ardhur kriminelë për të bërë të mundur shembjen e objekteve.

“Këta sillen në mënyrë arrogante, nuk është faji i policave por kam direk me ata që kanë dhënë këtë urdhër. Do t’i them Edi Ramës bëj kujdes sepse do ta paguash këtë që po na bën qen bir qeni. Kemi 24 orë pa bukë dhe pa ujë.

Përse më prishën pasurinë e 3 brezave. Kush i dërgon për cfarë arsye vijnë? Ta thyejnë qafën kriminelat që ka dërguar ai. Unë nuk e lë tokën, i kam thënë që atë ditë se nuk e lë tokën. Më ka prishur shtëpinë 100 vjeçare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu