‘I tregonin vëllait tim videot që kishin bërë me mua’! Flet motra e autorit që vrau Florenc Kovaçin në Elbasan

0

Dalin dëshmi të ndryshme rreth vrasjes së Florenc Kovaçit në Elbasan.

Motra e të riut Ardit Hida ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan, ku pas një sherri mes vëllait të saj dhe dy vëllezërve Florenc dhe Mikel Kovaçi, mbeti i vrarë Florenci, 28 vjeç. Ajo u shpreh se vazhdimisht nuk e ka dëgjuar familjen e saj dhe shpeshherë ka ikur nga shtëpia. Natën që ndodhi tragjedia ajo ndodhej në vendngjarje me Florencin dhe po priste të mbërrinte edhe Mikeli bashkë me një shokun e tij. Mirëpo sapo ka vënë re se vëllai i saj është afruar aty, ajo ka parandjerë se diçka e frikshme mund të ndodhte, pasi vëllai i saj dukej i inatosur.

Dëshmia e 14-vjeçares:

E para pse sherri degradoi deri në atë pikë, ishte se unë nuk e dëgjoja familjen time dhe ikja prej shtëpisë disa herë. Kam qenë në dy institucione dhe kam ikur, kam vazhduar prapë dhe kam qenë në kërkim. Pjesa e sherrit mes dy vëllezërve Kovaçi dhe vëllait tim Ardit Hida: Siç thuhet edhe nga policët, ishin zënë edhe njëherë përpara se të ndodhte ngjarja. Sepse Mikel Kovaçi kishte dërguar video dhe e kishte mërzitur vëllain tim me mesazhe. Unë isha te sporti, me personin që vdiq Florenc Kovaçi. Ishim duke pritur Mikelin me një shok. Vjen Mikeli me shokun e tij, ulen për pak minuta dhe bisedojnë dhe pas pak minutash vjen vëllai im. Dhe them pastaj, të lutem, mos të ndodhë ndonjë konflikt se e shoh vëllain të inatosur. Pati ofendime nga të dyja palët. Pastaj vëllai im pyet shokun e dy vëllezërve Kovaçi se ç’lidhje ke ti me motrën time, pa ofenduar. Unë s’kam asnjë lidhje thotë, kanë këta dy. Pastaj pyet Mikel Kovaçin se ç’lidhje ke me motrën time. Pastaj në ofendime e sipër, vëllai bën një hap mbrapa dhe nxjerr thikën. Ishte i vetëm. I thashë të lutem mos e bëj, e shtyn, më shtyn mua. Ngrihet Mikeli, se e kuptoi gjendjen si mund të ndodhte dhe donte të ikte. Dhe vëllai im për punë sekondash e godet vetëm njëherë. Dhe pastaj Mikel Kovaçi me dorën në plagë iku. Florenci ngeli aty. Kur vëllai im e pyeti, Florenci gënjeu dhe vëllai im e goditi në krahun e zemrës, vetëm njëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu