I vetëm në sipërfaqen e ngrirë të Marsit/Helikopteri i NASA-s reziston

0

Helikopteri “Ingenuity”, i mbijetoi natës së parë në sipërfaqen e ngrirë të Marsit, një hap i rëndësishëm ky në misionin historik të tij.

Krateri Jezero, shtrati i një liqeni të lashtë në Mars dhe vendqëndrimi i roverit “Persevecancë” dhe helikopterit “Ingenuity” mund të regjistrojë temperatura deri në minus 90 gradë celcius.

Kjo është një temperaturë e ulët mjaftueshëm sa për të dëmtuar përbërësit elektrikë dhe bateritë e helikopterit.

Helikopteri me peshë, më pak se 2 kg, u shkëput nga roveri “Perseverancë”, më 3 prill dhe ndërmori një seri lëvizjesh para se të prekte sipërfaqen e Marsit.

Kjo, sipas inxhinierëve të NASA-s është hera e parë që Ingenuity është i vetëm në sipërfaqen e marsit, dhe po vijojnë ndërkohë përgatitjet për fluturimin e parë testues të tij.

Kur ai ta bëjë këtë, që mendohet se do të ndodhë rreth 11 prillit, do të jetë i pari mjet i telekomanduar që fluturon në një planet tjetër.

I pari mjet i tillë i dërguar në Mars, përbënte një sfidë për inxhinierët që e kishin dizajnuar atë për disa arsye. Ai duhej të ishte i vogël mjaftueshëm për tiu bashkangjitur roverit, pa e rrezikuar atë dhe i lehtë, në mënyrë që të mund të fluturonte në atmosferën e marsit ku ka vetëm 1 për qind të atmosferës së pranishme në Tokë, duke patur fuqi të mjaftueshme për ti mbijetuar netëve të acarta marsiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu