Një bombë me eksploziv shpërtheu përpara hyrjes së bashkisë së Ottanës, në zonën Nuoro në Itali.
Mediat italiane raportojnë për dëmtime të rënda në fasadë dhe në disa zyra.
Forcat e policisë të pranishme në vendngjarje dhe forcat zjarrfikëse po konstatojnë nëse ka dëmtime strukturore në objekt.
Skuadra e bombave të Karabinierëve ka mbërritur në Ottana.