I vihet flaka gjatë natës bujtinës në afërsi të Thethit/ Pronari ishte kthyer nga Anglia, 3 milionë euro dëme

0

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe.

Buni Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.

Bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar.

Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu