I vihet zjarri shtëpisë së gazetarit në Greqi, autorët dogjën fillimisht tapetin

0

GREQI- Një zjarrvënie në shtëpinë e një gazetari, pronari i një gazete ka ndodhur në zonën e Pefkiut mesnatën e së dielës. Autorët e panjohur, 7 minuta pas mesnate i janë afruar shtëpisë së gazetarit, e pasi kanë mbuluar tapetin e hyrjes me lëng të ndezshëm, më pas kanë ndezur një flakë, e kanë hedhur dhe janë zhdukur.

Në fakt, sipas hetimeve nga autoritetet dhe nga kamerat në zonë, zjarrvënësit menjëherë pas aktit të tyre, hipën në një motor pa targa dhe u zhdukën në ngushticat e zonës. Rasti i sulmit ndaj gazetarit-pronarit të gazetës është duke u shqyrtuar nga oficerët e Në/Drejtorisë së Sigurimit të Atikës Verilindore.

Nëpërmjet deklaratave të viktimës dhe ambientit të tij do të tentojnë të gjejnë motivin e sulmit dhe nga analizat e kamerave rrugën e arratisjes së autorëve për të arritur në gjurmët e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu