Një djalë i ri u vu në prangat e Policisë së Tiranës, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas bluve, ai ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K.
Kësaj të fundit, ia kishte vjedhur këtë celular një person i njohur për të arrestuarin, e pavarësisht se kishte dijeni se aparati ishte i tjetërkujt, ai e ka përvetësuar duke e përdorur si të tijin.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasin E. P., 31 vjeç, pasi ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K., edhe pse kishte dijeni se një person i njohur ia kishte vjedhur kësaj shtetaseje”, tha Policia.