Reagon Andon Dhima: Faleminderit policisë dhe mediave që e fshehën të vërtetën

0

Pas atentatit të realizuar ndaj tij, Andon Dhima ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook. Ai shpreh mirënjohjen për policinë e shtetit, mediat që e besuan të vërtetën e tij si dhe ato media që e fshehën ngjarjen e vërtetë, sipas tij.

Postimi i tij
Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje.
Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.
Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin.
Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte.
Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit.

Me respekt Andon Dhima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu